fbpx

Politika

Tërmetet/ Erion Veliaj përdor foton e ndihmave për… Korçën





               Publikuar në : 21:12 - 22/09/19 |
mapo.al

Kryebashkiaku Erion Veliaj përdori disa foto që vetë i ka hedhur në rrjetet sociale këtu e më shumë se katër muaj më parë për të ilustruar ndihmën që po iu ofrohet njerëzve pas tërmetit në Tiranë.


Veliaj shkruan se në Tiranë është ngritur një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti i së shtunës.



“Aktivitetet për fëmijët do të vazhdojnë normalisht – dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën! Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pikë ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba dhe ushqime kur të dalësh. #TiranaStrong” shkruan Veliaj.


Por fotot janë të qershorit të këtij viti, kur Bashkia e Tiranës ofronte ndihma për të goditurit nga tërmeti në Korçë.


Etiketa: , , , ,

Pas