Aktualitet

Tërmetet/ Xhaçka apel qytetarëve: Kush ka mundësi të kontribuojë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 22/09/19 |
mapo.al

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka deklaruar se dëmet nga tërmeti kanë qenë shumë të mëdha, teksa ka njoftuar se është hapur një llogari bankare, ku të gjithë personat që dëshirojnë dhe kanë mundësi mund të kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.


“Fatmirësisht lëkundjet e tërmetit nuk shkaktuan dëme në njerëz. Por shkaktuan dëme materiale. Në këtë periudhë të vështirë duhet angazhim dhe solidaritet nga të gjithë dhe për këtë kemi vënë në dispozicion llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti. Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë duke përdorur numrat e llogarisë që i gjeni në linkun e mëposhtëm: shorturl.at/duDPQ“, tha Xhaçka.





Etiketa: , , , , , ,

Pas