Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në Greqi, ndërsa lëkundjet me intensitet të lartë janë ndjerë edhe në Shqipëri.
Banorët e qytetit të Larisë – ku rezulton edhe epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.9 ballë – kanë dalë menjëherë në rrugë, të frikësuar për jetën.
Media lokale Trikalaola ka sjellë pamje, ku duket kaosi i lëvizjeve dhe rrugët e populluara. Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale, por fatmirësisht pa rrezikuar jetë njerëzish.
Nga fotografitë e publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se si janë dëmtuar ndërtesat dhe për rrjedhojë makina të parkuara pranë tyre.
<
►
>
1
Etiketa: pamje filmike, termet i fuqishem ne Greqi, Video