Aktualitet

Tërmeti 6.8 ballë në Filipine, njerëzit nxirren nga rrënojat (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:42 - 15/12/19 |
mapo.al

Një tërmet me madhësi 6.8 u regjistrua në Filipinet jugore, konkretisht në ishullin Mindanao. Epiqendra ishte në qytetin e populluar të Davaos në një thellësi prej 28.2 kilometrash.


Deri tani raportohet për tetë persona të vdekur dhe qindra të plagosur. Disa ndërtesa janë shembur.


 


<
>
Filipine3 Filipine2 Filipine1 Filipine termet ne filipine

Tërmeti ndodhej pesë kilometra në juglindje të Magsaysay, në provincën e Davao del Sur. Disa njerëz shpërndanë foto dhe video të bëra gjatë tërmetit në rrjetet sociale.


Lëkundja e parë e fortë, sipas Usgs u pasua nga një tjetër me madhësi 5 që goditi një zonë disa kilometra më tej në jug të rajonit dhe që ishte vendosur në një thellësi prej 10.8 kilometrash.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas