Aktualitet

Tërmeti 6.9 ballë në Turqi, mes viktimave dy të mitur, i zuri poshtë muri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:57 - 30/10/20 |
mapo.al

Dy fëmijë të moshës 17 vjeç dhe 15 vjeç u nxorën të pajetë në Vathi të Samos, pas tërmetit 6.9 ballë që goditi sot rajonin mes Turqisë dhe Greqisë.






Ata u zunë poshtë nga një mur në ndërtim pas tërmetit të fortë që goditi ishullin. Sipas informacionit të parë nga Mbrojtja Civile, adoleshentët po kalonin një rrugë të ngushtë, kur një mur ngjitur u shemb dhe i zuri poshtë, shkruajnë mediat greke.


Shpëtuesit dhe një ekip i EKAB nxituan në vend dhe tërhoqën pa ndjenja dy adoleshentët, një djalë dhe një vajzë.







Tragjedia në Samos erdhi në një kohë kur ishulli dukej se i kishte shpëtuar tërmetit të fortë me tetë magnitudë, ku disa persona edhe janë plagosur.



Katër nga të plagosurit u transportuan në Spitalin e Samos, sipas administratës së Institucionit të Infermierisë.



Të tetë të plagosurit pësuan lëndime fizike. Lidhur me dëmtimet në Samos, më shumë dëme pësuan ndërtesat e vjetra. Ndërkohë, mediat turke raportojnë 29 viktima në qytetin e Izmirit.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas