Aktualitet

Tërmeti apokaliptik në Turqi – Erdogan: Jemi pranë qytetarëve, kemi marrë masat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:29 - 30/10/20 |
mapo.al

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan shprehet se shteti turk do t’u qëndrojë pranë të gjithë qytetarëve të prekur nga tërmeti apokaliptik.



Në një postim në rrjetet sociale, Erdogan ka bërë me dije se janë marrë masat për të filluar punën e nevojhme në rajon, me të gjitha institucionet dhe ministritë përkatëse.


“Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti.



Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon, me të gjitha institucionet dhe ministritë përkatëse”, shkruan presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.


Tërmeti me magnitudë 6.9 u regjistrua mesditën e sotme, me epiqendër në ishullin Samos, 11 km larg brigjeve të Izmirit.


Postimi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan:


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas