Aktualitet

Tërmeti ‘apokaliptik’ në Turqi – Një vogëlushe shpëtohet nga rrënojat pas 65 orësh (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:34 - 02/11/20 |
mapo.al

Një vajzë 3-vjeçare me emrin Elif Perincek është nxjerrë nga rrënojat e lëna të tërmetit shkatërrimtar që preku tre ditë më parë (të premten) rajonin e Egjeut në Turqi.






Vogëlushja pa sërish dritën e diellit pas gati 65 orësh. Ajo ishte bllokuar në një ndërtesë të shembur në periferi të Izmirit. Fatmirësisht, Elif ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.


Lajmi është bërë i ditur nga ministri turk i Shëndetësisë, Faretin Kosta, i cili ka postuar në “Twitter” momentin e shpëtimit, duke e shoqëruar me një tekst mirënjohjeje ndaj ekipeve të shpëtimit.





“Jeta ka fituar një herë më shumë. Pas vajzës sonë İdil, vogëlushja jonë 3-vjeçare Elif, e cila u kthye 65 orë më vonë, i tha përsëri “përshëndetje” jetës. Ju na e forcuat shpresën dhe luftën për jetën. Ne jemi mirënjohës ndaj ekipeve tona”, është shprehur ministri Kosta.



Sipas gazetave turke, nëna e 3-vjeçares së bashku me fëmijët e saj binjakë 10 vjeç dhe të birin 7 vjeç, Umut, janë nxjerrë nga rrënojat 23 orë pas lëkundjeve me magnitudë 6.9 ballë.



Umut ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes ende po marrin trajtim mjekësor.

Elif Perincek është personi i 106-të që del i gjallë nga rrënojat, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar deri më tani 79. Kërkimet vijojnë.

 

1


Etiketa: ,

Pas