Ministrat e kanë për detyrë që ti përgjigjen Presidentit të Republikës. Këshu u shpreh në një konferencë për mediat, këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri.
“Presidenti iu drejtua dje me një kërkesë për informacion Ramës, Braçes dhe ministres së Mbrojtjes mbi kapacitet dhe masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Kërkesa ishte për parandalimin e pasojave të mundshme për qytetarët.
Pas shqetësimit të drejtorit grek për tërmet, për riskun potencial për një fatkeqësi natyrore në mediat ndërkombëtare. Rrjedhja e kërkesës për informacion për të manipuluar tregon shmangien dhe zhvendosjen nga kriza. Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen“, – tha Bahri Shaqiri.