Kryesore

Tërmeti – Basha: Qytetarët u prenë në besë, Rama propagandon me spote në rrjete sociale








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:04 - 26/11/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, tha se edhe sot, një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, mijëra familje janë në çadra.



Basha tha se ka dërguar prej 10 muajsh kërkesën për të çuar para drejtësisë përgjegjësit për katastrofën e Thumanës.


Sipas liderit të opozitës, qeveria vetëm bën propagandë duke shtuar se sot s’kemi asnjë pallat të ndërtuar dhe qeveria është pa asnjë plan.




Kreu i PD, tha se spoti për tërmetin i publikuar sot nga Rama në rrjete sociale, s’është gjë tjetër veçse propagandë.



Basha tha se kjo tragjedi, nuk mund të kalohet në këtë mënyrë dhe riktheksoi se opozita ka dhënë gjithnjë alternativa për shumë probleme .


Kreu i opozitës shtoi se qytetarët e prekur nga tërmeti janë prerë në besë, dhe u lanë të futeshin në ndërtesa që u bënë varri i shumë familjeve dhe të afërmve të tyre.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas