Aktualitet

Tërmeti/ Diaspora shqiptare në Gjermani dhuron pajisje spitalore








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 10/12/19 |
mapo.al

Diaspora Shqiptare me qendër në Gjermani, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë finalizuar ditën e djeshme, 9 dhjetor 2019, donacionin “Dhurimi i pajisjeve spitalore”. Gjendja e krijuar pas tërmeteve në Shqipëri i ka solidarizuar të gjithë dhe në sajë të këtij projekti, në Qendrën Spitalore Universitare “Mbreteresha Geraldine” i janë dhuruar shtretër të kompletuar me dyshekë e komodina, me vlerë 150.000 euro.


Këta shtretër janë specifikë për pacientët që kurohen në këtë spital. Secili shtrat është i pajisur me dyshekun përkatës, i veshur me një shtresë mbrojtëse ndaj lagështisë dhe papastërtive që mund të lahet, duke siguruar higjienë maksimale të dyshekëve.


<
>
Besnik Kelmendi3 Besnik Kelmendi5 Besnik Kelmendi4 Besnik Kelmendi2 Besnik Kelmendi1 Besnik Kelmendi

Ministrja e Shëndetësisë, Olgerta Manastriliu, e cila ishte e pranishme gjatë dhurimit të këtyre pajisjeve spitalore, shprehu falenderimin e saj për Prof. Dr. Schnatmann, z.Besnik Kelmendi, z.Oliver Duraku, z. Bahri Tahiri, për këto donacione dhe theksoi se struktura e re spitalore ka nevojë të fuqizohet dhe për këtë ka kontribuar më së miri Diaspora Shqiptare.


Organizatorët e këtij donacioni theksuan se në qendër të punës është mbështetja dhe mobilimi i spitaleve me pajisje mjekësore dhe ky nuk është projekti i vetëm që po zbatohet në vendin tonë.


Nga këto donacione nuk ka përfituar vetëm spitali “Mbreteresha Geraldin”, por edhe spitali “Nënë Tereza” dhe spitali “Koço Glizheni”, pajisje spitalore me vlerë 125.000 euro. Ndërkohë që më datë 12 dhjetor 2019, pritet sërisht një donacion me vlerë 50 000 euro me pajisje spitalore.


Kelmendi u shpreh se “donacionet dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë do të vazhdojnë dhe këto pajisje janë vetëm fillimi i një pune të mbarë”.


Etiketa: , , ,

Pas