Aktualitet

Tërmeti/ Edi Rama dekoron ambasadorin e Kosovës në Shqipëri





               Publikuar në : 19:11 - 11/12/19 |
mapo.al

Pasditen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave të gjithë ambasadorët në Tiranë.


Rama foli për atë që ndodhi më 26 nëntor, duke i falenderuar ambasadorët e vendeve përkatëse, për ndihmën dhe kontributin e tyre, pas tërmetit katastrofik.



Pas fjalës së tij, kryeministri Rama dekoroi me medalje mirënjohje ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për ndihmën e dhënë me ekipe shpëtimi, por edhe ndihma në ushqime për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.


“Ndjehen i priviligjuar që jam përfaqësuesi i Kosovës në këtë katrastrofë e kemi ndarë dhe e kemi ndjerë bashkërisht dhe e ndjejmë që si komb t’i dalim zot njëri-tjetrit. Bashkarisht mund t’ia dalim”, tha mes të tjerave ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Gjithashtu Rama dha medalje nderi për ambasadorin e Italisë, Francës, Izraelit, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Rumanisë, Turqisë, BE-së dhe SHBA-së.


Etiketa: ,

Pas