Aktualitet

Tërmeti/ Efekti i bonusit të qirave mund të zgjatet edhe një vit tjetër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:03 - 19/04/20 |
mapo.al

Situata e vështirë në të cilën e ka vënë vendin pandemia e Covid-19 mund të rëndojë më shumë mbi ata që u prekën nga tërmeti i nëntorit të kaluar.


Qytetarët e Tiranës që mbetën pa shtëpi për shkak të tërmetit kanë përfituar nga bonuset e qirave, të cilat mund të kenë efekt përtej periudhës 1-vjeçare që u njoftua fillimisht.


Në emsionin “Stay Tunned”, i gazetares Valbona Mhilli – Anisa Subashi, drejtoreshë e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës tha se nëse, për shkak të bllokimit që ka shkaktuar koronavirusi, nuk avancojnë ndërtimet e reja, bonuset mund të zgjaten në kohë.


Puna ka qenë e madhe. Që në momentin kur u mbyllën kufijtë, pika jonë kryesore kanë qenë të moshuarit e vetmuar. Është kategori vulenrabël. Më pas familjet me ndihmë ekonomike. Janë dhënë mbi 2500 bonuse qiraje, që vazhdojnë t’i marrin për një vit. Nëse nuk do të kemi ecuri të ndërtimeve të reja, mund të vazhdojnë t’i marrin për një vit tjetër”, tha ajo.



Etiketa: , ,

Pas