Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit, Gjermania jep 11 milionë euro për shkollat në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 17/02/20 |
mapo.al

Gjermania do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.


Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, – tha Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas.



Më herët BE tha se do dhurojë 100 milionë euro, Britania e Madhe ka dhuruar 1 milionë paund, Suedia 5.6 milionë euro, Kroacia 1 milionë euro, ndërsa Italia pritet të dhurojë plot 60 milionë euro.


Lexo edhe:

Ursula von Der Leyen: Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, japim 100 mln euro

Konferenca e Donatorëve/ Suedia dhuron 5.6 milion euro për procesin e rindërtimit


Etiketa: ,

Pas