Tërmeti i 26 nëntorit, qeveria cakton 18 zonat e reja ku do të ndërtohet

Dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Këshilli i Ministrave ka shpallur 18 zonat ku do të ndërtohen lagjet e reja për banorët e prekur nga ky fenomen. Në një konferencë për shtyp, ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj teksa publikoi edhe zonat se ku do të bëhen këto ndërtime, theksoi se ato do të bëhen duke u mbështetur tek standardet.

“Në lidhje me procesin e rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sot Këshilli i Ministrave shpalli 18 zonat e reja për zhvillim. Dua t’i citoj një për një”, tha Ahmetaj. Ai shtoi mes të tjerash se: “Ju garojmë se këto dy muaj qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor i ka përdorur për të bërë gjithçka nga A deri tek shpallja e zonave siç i citova më lartë. Të dashur qytetarë që jetoni në zona të vështira këtu nuk bëhet fjala për të ndërtuar ‘shkel e shko’” – u shpreh Ahmetaj.



Ministri i bëri apel qytetarëve që të aplikojnë në platformë.

“Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi.

Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje qytetarëve të përshpejtojnë aplikimin në platformën elektronike që të kalojmë në momente të tjera. Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve, në krye të dy ditëve kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë dhe keni njësitë administrative, punonjësit, gjithë stafin tim në dispozicion për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit në platformën elektronike”– tha Ahmetaj.

18 ZONAT E REJA
-Njësia administrative Shijak
-Njësia administrative Laç, bashkia Kurbin
-Njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë
-Njësia administrative Laç, Kurbin
-Në bashkinë Krujë janë shpallur dy zona;
-Bubq
-Fushë-Krujë, bashkia Krujë

-Në bashkinë Durrës është shpallur një zone
-Në bashkinë Vorë një zonë
-Në bashkinë Kavajë një zonë

-Në Tiranë janë 9 zona për zhvillim;
-Zonën 5 maj
-Zona e ish-Uzinës së Auto traktorëve,
-Zona e Kombinatit,
-Zona e universitetit Bujqësor të Tiranës,
-Zona në njësinë administrative Balduksh,
– Zonë e re në Njësinë Administrative Ndoq,
– Zonë e re në Vaqar,
-Zonë e re në Zall Herr


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252