Deputeti Halit Valteri i ka kërkuar llogari ministrit Arben Ahmetaj lidhur me situatën e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe se si janë menaxhuar fondet.
“Një vit më parë si sot Shqipëria provoi sinjalin shkatërimtar.
Ky makth ishte vetëm shkëndija e parë e asaj që do vinte më pas. Më 26 nëntor bilanci ishte katastrofik. Mijëra njerëz u zhvendosën dhe humbën banesat e tyre.
I nderuar ministër shqiptarët preisn nga ju a keni një shifër sa janë në çadra. Një dimër e kaluan në çadra. Sa fitojnë bonus qiraje dhe sa kohë do të jetë aktiv? Kemi punime me hapin e breshkës. Sa shtëpi private janë rindërtuar?
A janë lëvruar fondet e konferencës së donatorëve? Kush është përgjegjësi i viktimave të pallateve që duhet të ishin shpallur të pabanueshme. A janë vënë lekët në zbatim të qytetarëve“, tha Valteri.