fbpx

Aktualitet

Tërmeti/ Klubi ‘Skënderbeu’ dhuron fitimet e sfidës ndaj Vllaznisë





               Publikuar në : 21:45 - 30/11/19 |
mapo.al

Solidariteti për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ka qënë tepër i madh.


Skënderbeu është njëri prej tyre, me klubin korçar që ka vendosur të dhurojë të gjithë fitimet e ndeshjes së javës së 15-të ndaj Vllaznisë.



“Klubi i Futbollit “Skënderbeu” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 15-të ndaj Vllaznisë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.Bëjmë thirrje tifozavë bardhekuq dhe komunitetit sportdashës të ndihmojnë dhe kontribojnë sadopak për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.


“Detajet e shitjes së biletave do të publikohen një moment të 2-të! Të gjithë bashkë #përShqipërinë,” thuhet në njoftimin e klubit korçar.


Etiketa: , , ,

Pas