Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi para mbledhjes së liderëve të Këshillit Europian në Bruksel se në Janar do të organizojë Konferencën e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik në 26 Nëntor.
“Do të flasim për çfarë ndodhi në Shqipëri. Me këtë rast duhet t’i shpreh një mesazh të madh solidariteti popullit shqiptar. Uroj qe ne politikanët të marrin përgjegjësitë tona duke organizuar në dhjetor ose janar një konferencë donatorësh”, tha ai.