Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm procesin e rindërtimit. 154 banesa që do të rindërtohen nga e para me një vlerë prej 4.17 miliardë lekësh, ndërsa 1591 familje të tjera do të përfitojnë grante rikonstruksioni më shumë se 8 miliardë.
Përfitues të këstit të radhës janë Kamza, Vora, Durrësi, Mirdita dhe Shijaku. Më herët u miratua fondi dhe për Tiranën, ku do shpërndahen 1.6 miliardë lekë nga të cilat përfitojnë 2413 familje.
Në total në të gjithë vendin kanë aplikuar për fond rindërtimi dhe rikonstruksion banesash 48.708 qytetarë.
Nesër në gazetën Mapo do të gjeni suplementin ‘Ekonomi’ si dhe komente e analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.