Aktualitet

Tërmeti me magnitudë 3.7 ballë, epiqendra pranë Tiranës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:20 - 21/09/21 |
mapo.al

3.7 ballë i shkallës rihter ka qenë tërmeti që goditi Shqipërinë pasditen e kësaj të marte. 






Sipas IGJEUM dhe qendrës europiane të tërmeteve, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 24 km në verilindje të Tiranës, në një thellësi prej 10 km.








Kjo ka qenë edhe arsyeja pse lëkundjet janë ndjerë të forta në kryeqytet. Nuk ka raportime për dëme njerëzore apo materiale, përveç frikës dhe panikut që ka shkaktuar te qyetarët.



Ky tërmet vjen dy vite pas atij të 21 shtatorit të vitit 2019 me magnitudë 5.8 ballë.



Dhe që u pasua dy muaj më pas, 26 nëntor 2019, nga lëkundja shkatërrimtare 6.4 ballë me epiqendër në detin Adriatik, pranë Hamallajt. Tërmeti shkaktoi një bilanc tragjik, 51 viktima dhe mijëra shtëpi të shkatërruara në Durrës, Laç, Thumanë, Fushë Krujë dhe Tiranë.

88


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas