Një tërmet i fuqishëm është regjistruar sot pasdite në Meksikë.
Tërmeti me magnitudë 7.4 të shkallës rihter ka pasur si epiqendër shtetin e Oaxaca në Meksikë.
Ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.
Sipas EMSC, lëkundjet ishin me thellësi 10 km. Intensiteti i lëkundjeve, sipas EMSC ishin të shkallës ‘V’.