Aktualitet

Tërmeti në Korçë, banorët: 12 shtëpi të dëmtuara






               Publikuar në : 18:53 - 31/07/19 |
mapo.al

Rreth 12 banesa kishin marrë dëmtime nga tërmeti i ndodhur më 1 qershor në fshatin Qafëzez të Korçës ndërkohë që lëkundjet e forta të ditës së sotme i kanë dëmtuar akoma më shumë ato. Pasditen e sotme Qarku i Korçës u godit nga një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter.


Një banore u shpreh për mediat se lëkundjet e tërmetit ishin të fuqishme dhe se ata ndjehen shumë të frikësuar. Ajo tha se shtëpitë e tyre kanë marrë dëmtime të tjera dhe i kanë braktisur banesat nga frika, ndërkohë që shtopi se askush nuk ppo u vjen në ndihmë.

“Askush nuk po na vjen në ndihmë, nuk dimë çfarë të bëjmë pasi kemi braktisut banesat nga frika mos na zënë brenda. Nuk po merret asnjë lloj mase, deri më tani kanë ardhur dhe na kanë dhën vetëm premtime. Të merren masa, jemi me fëmijë dhe nuk flemë dot në çadra. Gjendja e shtëpisë është e pabanueshme. Jemi shumë të frikësuar dhe nga kjo kemi braktisur edhe banesat, po qëndrojmë jashtë tyre”, tha banorja./Faxnews/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas