Aktualitet

Termeti në Korçë, Basha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:57 - 01/06/19 |
mapo.al

Kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme per ndihme ndaj familjeve te goditura nga tërmeti në Korçë, ku janë shembur rreth 100 shtëpi.


Deklarata e Bashës:


Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar.



Duhet shpallur menjëherë gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur dhe duhen dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të paaftësisë apo lojrave politike, por duhet vepruar menjëherë dhe me veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur.


Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale, shteti duhet t’u ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë.


https://gazetamapo.al/shtabi-i-emergjencave-mblidhet-pas-termetit-ne-korce/

 


Etiketa: , , ,

Pas