Tërmeti 5.3 ballë i cili goditi mëngjesin e djeshëm rrethin e Korçës ka lënë pas dëme të konsiderueshme. 184 shtëpi janë dëmtuar, nga të cilat 60% janë shkatërruar plotësisht, duke u bërë të pabanueshme. Janë 230 banorë, mes të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar, të cilët kanë kaluar mbrëmjen e djeshme natën e parë jashtë shtëpive të tyre. Fotoreporteri i MAPO, Florion Goga sjell me pamje pasojat e tërmetit shktaërrimtar, ndërsa banorët janë akomoduar në çadrat e ushtrisë. Trishtimi lexohet qartë në sytë e tyre.
Në to janë akomoduar 160 banorë të fshatit Floq, 40 të Vidovës dhe 30 banorë të fshatit Qafëzes. Nga ana tjetër, Emergjencat Civile njoftojnë se kanë nisur punën në terret ekipet e vlerësimit të dëmeve. Mësohet gjithashtu se banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë. Nuk dihet përsa kohë ata do të qëndrojnë në çadrat e ushtrisë.
LEXO EDHE:
FOTO+VIDEO/Shikoni si janë shkatërruar shtëpitë nga tërmeti në Korçë