Aktualitet

Tërmeti në Shqipëri/ Italia dhuron 65 milionë euro, Franca 100 milionë euro projekte





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:50 - 17/02/20 |
mapo.al

Shtetet e BE-së vijojnë të japin donacione për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit.


Kryeministri i Italisë Di Maio, u shpreh në Konferencën e Donatorëve se do të dhurojë 60 milionë euro për rindërtimin dhe 5 milionë euro të tjera për projekte zhvillimi.



Ndërkohë Franca pritet të dhurojë 100 milionë euro projekte zhvillimi dhe 60 milionë euro hua. “Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 milionë euro. Përveç kësaj japim hua për 60 milionë euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 milionë në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës.


Serbia dhuroi 2 milionë euro. Më herët Suedia ka premtuar dhurimin e 5.6 milionë eurove, Gjermania 11 milionë euro, Koracia 1 milionë euro, Britania e Madhe 1 milionë paund. Danimarka do të japë 2.7 milionë euro.

Ndihmat që kanë dhënë shtetet deri më tani:

BE-100 milion euro

Italia- 65 milionë euro

Franca- 100 milionë euro për projekte zhvillimi dhe 60 milionë euro hua

KE-15 milion euro

Gjermania- 11 milion euro

Suedia- 5.6 milion euro

Holanda- 3 milionë euro

Danimarka 2.7 milionë euro

Polonia- 2.7 milionë euro

Greqia- 2.5 milionë euro dhe do ndërtojë 200 banesa

Serbia- 2 milionë euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

Kroacia-1 milion euro

Austria- 1 milionë euro

Sllovakia- 500 mijë euro

Bullgaria- 357 mijë euro

Sllovenia- 300 mijë euro

Finalanda- 300 mijë euro

Luksemburgu- 250 mijë euro

Hungaria- 250 mijë euro

 

Vijon….


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas