Aktualitet

Tërmeti në Turqi – Ambasadori Robo: Izmiri ka shumë shqiptarë, nën rrënoja mund të ketë viktima








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:52 - 30/10/20 |
mapo.al

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka folur për tërmetin shkatërrimtar në Turqi dhe pasojat e tij.


Në një prononcim për “News 24”, Robo nuk përjashtoi mundësinë për viktima, dhe se këta të fundit mund të jenë edhe shqiptarë.


“Gjashtë godina janë shembur deri më tani. Në Izmir është krijuar një situatë paniku, sepse ishte me të vërtetë një tërmet shkatërrues. Unë kam komunikuar me disa banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima.



Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë; ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, së fundmi. Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, por nuk kam një informacion të qartë”,  u shpreh ambasadori Robo.


Sakaq mediat turke flasin paraprakisht për 29 viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nga autoritetet.


Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë u regjistrua mesditën e sotme në rajonin e Egjeut në Turqi, me epiqendër në ishullin Samos, 11 km larg brigjeve të Izmirit.

LEXO EDHE:

Mediat turke: 29 viktima nga tërmeti apokaliptik – Pamje LIVE nga kërkimet nën rrënoja


Etiketa: ,

Pas