Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngushëlluar popullin turk pas tërmetit apokaliptik 6.9 ballë që goditi Izmirin mesditën e sotme.
“Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit”, shkruan Basha, ndërsa inkurajon autoritetet turke në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë.
Postimi i Bashës
Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit.
Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë.
1
Etiketa: Lulzim Basha, Termet 6.9 balle, Tërmeti në Turqi