Aktualitet

Tërmeti në Turqi, Meta: Thellësisht i tronditur, jemi pranë popujve miq turk dhe grek









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:53 - 30/10/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pas tërmetit të fuqishëm që goditi mesditën e sotme Turqinë dhe Greqinë.



“Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.


“Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.




Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.



Lexo edhe :  Apeli i Metës: Qeveria të miratojë strategji për biznesin, ekonomia po vuan

Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.


Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj“.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas