Mediat turke raportojnë se ka shkuar në 25 numri i personave që humbën jetën në tërmetin e fuqishëm që goditi të premten Izmirin.
Ndërsa deri tani, mësohet se numri i të plagosurve ka shkuar në 804.
Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me 370 pasgoditje e 35 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 ballë.
Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), në 8 nga 17 ndërtesat e shembura puna e ekipeve të kërkimit shpëtimit kishte përfunduar, ndërsa aktualisht kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja vazhdon në 9 ndërtesa të shembura.