Aktualitet

Tërmeti – PD: Laçi i braktisur, propaganda e Ramës s’e fsheh të vërtetën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:18 - 02/11/20 |
mapo.al

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti i kundërvihet kryeministrit Edi Rama për pretendimet se qyteti i Laçit po rimëkëmbet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.






Në një postim në “Facebook”, Teliti thotë se pothuajse një vit nga tërmeti, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë, asnjë spital të përfunduar në Laç.


“Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës”, shkruan Teliti teksa thekson se vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale e janë hedhur themelet, si dhe për godinat publike është paraqitur veçse një projekt në 3D.







Postimi i Dorjan Telitit në “Facebook”:

Lexo edhe :  Një person mbërrin i vdekur në spitalin e Laçit, prezente edhe policia


Pothuajse 1 vit nga tërmeti, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë, asnjë spital të përfunduar në Laç.



ER nuk mbajti asnjë premtim.

Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës.

Në Laç, një vit pas tërmetit, vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet.

Për godinat publike, është paraqitur një projekt në 3D por nuk ka asnjë zbatim dhe asnjë projekt nuk është prokuruar.

Nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas