Aktualitet

Tërmeti/ Presidenti bën apel: T’i kthehemi jetës normale






               Publikuar në : 09:56 - 23/09/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje mëngjesin e së hënës të gjithë qytetarëve ti kthehen aktivitetit normal. Ky apel vjen një natë pasi shumë qytetarë, nën panik kaluan natën jashtë nga frika e termetit.


Më herët edhe Kryeministri Rama njoftoi “sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork”.



Vendi ynë u godit pasditen e së shtunës, 21 shtator, ora 16:05 nga një termet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter. Më pas pati edhe disa pasgoditje përgjatë të shtunës dhe të dielës, por me magnitudë më të ulët.

Statusi në facebook i Metës:

Mirëmëngjes të dashur miq,
Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona!
Ju uroj një javë të mbarë!


Etiketa: , , ,

Pas