Aktualitet

Tërmeti/ Shehaj tregon rastin e 4-vjeçares: E sëmurë në çadrën e ftohtë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 12/12/19 |
mapo.al

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka qenë në Bubq pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka parë nga afër gjendjen e banorëve që qëndrojnë në çadra edhe pse tashmë temperaturat janë ulur.


Shehaj shkruan se tragjedia e tërmetit ia ka lënë vendin dramës mizore së mbijetesës së njerëzve të braktisur totalisht nga shteti, ndërsa bën thirrje për ndërhyrje urgjente.


Postimi i plotë


Rosalinda 4 vjeçare është e sëmurë me temperature të lartë, dergjur në një çadër të ftohtë, ngritur mbi truall balte, pa asnjë përkujdesje shëndetësore.
Si Rosalinda nëpër çadra ka me qindra fëmijë, pleq, njerëz me sëmundje kronike.
Vetëm në Bubq rreth 300 familje po jetojnë nëpër çadra të vogla të ngritura në oborret para shtëpive të rrënuara.


Gjendja nëpër çadra, me dimrin e ftohtë dhe të lagësht që ka rënë, është në prag të katastrofës njerëzore.

Tragjedia e tërmetit ja ka lënë vendin dramës mizore së mbijetesës së njerëzve të braktisur totalisht nga shteti. Me një grup qytetarësh po mundohemi të lehtësojmë dhe ndihmojmë sa më shumë. Por duhet ndërhyrja urgjente e shtetit qe e paguajmë për të garantuar jetën dhe sigurinë tonë. Mediat kanë një rol të madh për të vetëdijësuar, por duhet të mos merren me gishtin e kryeministrit!


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas