Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë ka rënë në rajonin e Egjeut në Turqi, me epiqendër në verilindje të ishullit Samos.
Lëkundjet sizmike rreth 11 km larg brigjeve të Izmirit, u ndjenë njëkohësisht në Athinë dhe Stamboll, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Në mediat e huaja po qarkullojnë një sërë videosh dhe pamjesh, ku shihen ndërtesa e pallate të shkërmoqura, si dhe njerëz të traumatizuar, të cilët kanë shkaktuar bllokim rrugësh dhe dyndje trafiku.
Deri më tani raportohet për dëme të mëdha materiale, teksa nuk përjashtohet mundësia e lartë për të plagosur dhe të vdekur.
Për më tepër, shihni sekuencat e mëposhtme, të përzgjedhura nga Mapo.
1
Etiketa: pamje, Termet ne Turqi, Video