Aktualitet

Tërmeti/ U shpallën të pabanueshëm, nis shembja e 7 pallateve në Laç





               Publikuar në : 09:22 - 16/12/19 |
mapo.al

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur. Jo vetëm kaq por shumë familje mbetën në qiell të hapur pasi banesat e tyre u shëmbën ndërsa për disa prej tyre u shpallën të pabanueshme.


Pas dëmtimeve që pësuan objektet, mëngjesin e sotëm ka nisur shembja e disa pallateve në Laç. IKMT gjithashtu bën me dije se do të shemben të gjitha banesat të cilat janë shpallur të pabanueshme dhe që përbëjnë rrezik për banorët.



Procesi po monitorohet edhe nga forcat e policisë, ndërsa të pranishëm janë dhe shumë banorë që kanë jetuar në këto objekte.


 

 


Etiketa: , , ,

Pas