Bota

Terry mund mikun Lampard dhe ngjitet në Premier! Feston edhe Princi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:56 - 27/05/19 |
ro ot

Në fund, ia ka dalë Aston Villa! Pas plot 97 minutash, skuadra e drejtuar nga Dean Smith, i asistuar nga John Terry, ka arritur që të triumfojë në finalen më të shtrenjtë në botë, duke qenë se janë plot 170 mln sterlina (200 mln euro) të fituara për klubin që do të arrinte të ngjitej në Premier League.



Në një “Wembley” të mbushur përplot dhe spektakolar, Villa ka siguruar një fitore emocionuese, të vuajtur (2-1) me golat e El Ghazi dhe McGinn, ndërsa në tribunë ka festuar edhe Princi i Anglisë, William, i shoqëruar nga ish-futbollisti i Aston Villas, norvegjezi John Carew.


Aston Villa kaloi në avantazh dhe më pas dyfishoi, ndërsa Marriot rindezi shpresat, por vetëm kaq, pasi Derby në fund nuk mundi të barazonte, mes dëshpërimit të Franck Lampard, për të cilin flitet te Chelsea.

Lexo edhe:



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas