Kryesore

Tërshërë dhe qumësht orizi: E ushqyen me dietë vegane, vajza u bë rakitike









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:38 - 24/12/18 |
mapo.al

Një çift, që e ushqeu vajzën me një dietë ekstreme vegane, ka pranuar se i ka shkaktuar dëme serioze asaj. Nëna dhe babai, përkatësisht 32 dhe 34 vjeç, thanë se e ushqenin vajzën me tërshërë dhe qumësht orizi.



Dieta ishte kaq strikte, sa vajza u prek nga rakitizmi, një sëmundje degjenerative e kockave, që shkaktohet nga kequshqyerja. Rasti në fjalë ka bërë shumë bujë në Australi.


Çifti ka dalë përpara gjyqit, kurse vajzën 19-muajshe e kanë marrë shërbimet e kujdesit social.




Pasi vajza e vogël u shtrua në spital, mamaja tha se e gjithë familja ndiqte dietë vegane. Vogëlushja hante në mëngjes tërshërë me qumësht orizi dhe gjysmë banane. Në drekë hante një copë tost me reçel ose gjalp kikiriku. Në darkë hante oriz ose patate.



Dieta bëri që vajza të kishte deficenca të mëdha sidomos për kalçium, fosfat, vitamin B12, hekur, zink dhe vitaminë D. Edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit janë marrë nga shërbimi social.


Pas gjashtë muajsh, vajza e vogël ka shtuar gjashtë kg dhe tashmë ka nisur të ngrihet në këmbë. Rakitizmi bën që kockat të jenë shumë të buta.

Në janar do jepet dënimi për çiftin.

<
>
cifti1 cifti2 cifti3 cifti4
1


Etiketa: , , ,

Pas