Aktualitet

“Testa di gallina dhe Capra” që sugjeron sot Elisa








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:31 - 27/09/20 |
Zef Zefi

“Capra”… është një nga shprehjet që Sgarbi një mik personal i deklaruar i Ramës përdor në mënyrë fyese gjatë shpërthimeve histerike televizivisht të njohura ne gjithë botën. “Capra” e Sgarbit nuk ka stimuj apo paragjykime gjinore, sepse me këtë shprehje emërore u drejtohet të dyja gjinive. Gjithçka e ka me injorancën.


Ndërsa italianët kanë një shprehje tjetër normative mes të tjerash, për ta karakterizuar padijen: Testa di gallina. As kjo nuk mbart paragjykime gjinore, sepse i drejtohet kujtdo tek kryet, pavarësisht çfarë ka në zonën e prehërit. Shqiptarët që nuk e njohin Sgarbin patën mundësi ta shquajnë në debatin me Neritan Cekën lidhur me zhvendosjen e Bylisit ilir në Greqinë e lashtë. Lapsusi i Sgarbit u përtyp ashtu “pa nder” siç ndodhi, sepse nga ana shqiptare e “diatribës” u kuptua se as në paradoks nuk futet dot ena e madhe në të voglën. Pra, nuk futet të paktën fizikisht një fis nga Danubi në Athinë e Kretë në një Greqi herodotjane.


Po tjetër gjë kjo ngjarje me këta personazhe, me atë që gazeta “Panorama” online i sugjeronte lexuesit të sotëm me titull “Nga Gerdeci në Gerdec” me firmën e ministres për Marrëdhënie me Parlamentin. Kur të lexosh karrierën akademike të Elizës, shkencëtarët dhe akademikët dhe anshtajnët e dijes apo vetë Kryeministri me gjithë kabinet, përjashtuar Elizën, të duken thjesht “pjeshka” rilindase… Ndërkohë që vetë “Panorama” duhet të ndjehet e privilegjuar për ofertën e dijetares që depoziton shkrime atje:



Në vitin 1999, në moshën 16-vjeçare, nxënëse në gjimnazin “Qemal Stafa”, znj. Spiropali fiton një bursë studimi nga UWC (United World Colleges); diplomohet në Lester B. Pearson College, Kanada. Pastaj rezultatet e larta e çojnë Mount Holyoke College, Massachusetts, SHBA, ku diplomohet në vitin 2005, me titull nderi në dy degë universitare: Politikë dhe Ekonomi, me specializim në Ekonomi Politike dhe Ekonomi Zhvillimi. Spiropali ka “udhëtuar dhe studiuar” në vende si Argjentina, Britania e Madhe (Chevening/ OSI) dhe ka fituar një eksperiencë multikulturale. Ajo ka qenë lektore në disa universitete në Shqipëri, drejtuese në organizata rinore, aktive në shtyp, autore e librit me publicistikë “Maska ra”.


Dhe maska bie, bie pikërisht në “Panorama”. Sepse çdo mësues i viteve të para të gjimnazit nuk do të mund ta vlerësonte kurrë kalueshëm, një nxënës fillestar gjimnazi me një kualitet “hartimi” të tillë. Gjithashtu lexuesi i shkrimit nuk ka nevojë fare të jetë i vemendshëm dhe as i instruktuar përtej dy-tre klasave të fillores, sepse fabula e “nanës dhi” është e njohur.


Sipas “Testa di Gallina” gërdecarët duan të futen në shtëpinë me tapi të “Turit” të Shahinit që bëri me qesh me duar në ije shqiptarët që nuk kishin as nevojë dhe as mundësi të qeshnin. Këta pra, ujqërit, provojnë të futen nga dera, Turi ua mbyll derën, këta me vrap te dritarja, po dhe dritaren e gjejnë mbyllur nga Turi, ndërsa njëlloj si te përralla ata nisen tek oxhaku. Oxhaku është i ngushtë dhe “Testa di Gallina” aty ka vendosur kusinë që do t’i përvëlojë të gjithë një për një. Turi i saj me pjeshkat do të fillojnë me gëzim vallen e fitores mbi “gërdecarët” brenda në pallatin e pushtetit të trashëguar prej etërve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas