Aktualitet

Testet e antitrupave zbulojnë se 6% e popullsisë në Angli ka pasur Covid-19








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:09 - 13/08/20 |
mapo.al

Sipas studimeve dhe kryerjes së testeve të antitrupave, rezulton se në Angli 3.4 milionë njerëz (6% e popullatës) kanë pasur kontakt me koronavirusin. Studimi tregoi se shtrirja e shpërthimit ndryshonte shumë midis zonave të ndryshme dhe grupeve të popullsisë.


Në Londër, 13 për qind e njerëzve kishin antitrupa ndërsa në jugperëndim të Anglisë ishte më pak se 3 për qind, sipas hulumtimit, të lëshuar nga “Health Departament and Imperial College London”.


Njerëzit nga grupet etnike me ngjyrë, aziatike dhe të tjera, punëtorët e përkujdesjes dhe njerëzit që jetojnë në familje të mëdha ishin ndër më të predispozuarit për t’u infektuar.


Hulumtimi përfshiu 100 mijë banorë që testonin veten në shtëpi për antitrupa të COVID-19 midis 20 qershorit dhe 13 korrikut. Qeveria tha që nuk ka prova të forta që antitrupat sigurojnë imunitet.


Por gjetjet janë domethënëse sepse ka të ngjarë të ndikojnë në vendimet që zyrtarët do të marrin për çfarë lloj kufizimesh janë të nevojshme në të ardhmen, dhe cilat grupe janë në rrezik më të madh.

Studimet e ndara kanë zbuluar gjithashtu se një seri testesh të antitrupave të bëra në shtëpi nuk ishin të besueshme.

Studimi do të përsëritet në vjeshtë, ku do të vijojnë testimet masive për antitrupa.


Etiketa: ,

Pas