Aktualitet

Testi i matematikës, maturantët sërish në protestë, bllokojnë Rrugën e Durrësit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 13/06/21 |
mapo.al

Maturantët, të cilët janë shprehur se provimi i matematikës këtë vit ishte shumë i vështirë, kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës.






Ata janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu edhe Rrugën e Durrësit ku po devijohet lëvizja e mjeteve.


“Duam drejtësi”! Tha dje një maturante e cila kërkon rishikimin e pragut të pikëve pasi nota mund t’i penalizojë për Universitetin.





Pas protestës, dje Qendra për Shërbimin Arsimor doli në një konferencë për mediat për të sqaruar pikëpyetjet dhe pakënaqësitë duke thënë se testi ka qenë sipas programit.



Maturantët thonë se testi ka qenë i nivelit të vështirë duke pasur parasysh periudhën e pandemisë kohë në të cilën atyre u është dashur të jenë në mësim online, i cili u ka krijuar atyre edhe vështirësi ndryshe nga mësimi në klasë.

Lexo edhe :  Një 40-vjeçar humbi jetën, pushuesit në Velipojë protestojnë: S'ka roje plazhi


LEXO EDHE:

“Nga Turi te Sindi”, maturantët me pankarta ironizuese përpara MASR (FOTO)

Maturantët protestë para MASR: Testi i Matematikës me pyetje jashtë programit

13


Etiketa: , ,

Pas