Aktualitet

Testimet/ Bardhi nxjerr videon: Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 10/04/20 |
mapo.al

Cila është e vërteta e testimeve? Sa testime ka sot në dispozicion qeveria? Cila është e vërteta e shifrave të testimeve?


Këto janë pyetjet që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i drejton kryeministrit Edi Rama lidhur me numrin e vogël të testimeve për COVID-19, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.


Bardhi sjell në vëmendje deklaratën e kreut e qeverisë kur shprehej se janë 3000 tampona aktivë, ndërsa disa më pas u shpreh se numrin e testimeve e vendos Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe jo qeveria.


Nisur ngakëto qëndrime kundërthënëse, selia blu akuzon kryeministrin Edi Rama se po fsheh të vërtetën e rasteve me COVID-19 në vendin tonë.


Postimi
Është alarmante që jemi mes vendeve me rriskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve!

Rama po gënjen sërish!
Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor?

Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas