Ka përfunduar takimi mes Tiranës dhe Luftëtarit. Ka qenë një fitore tenistike ajo e bardhebluve përballë gjirokastritëve ku kanë shënuar plot 5 herë dhe duket se janë “çliruar” edhe për vazhdimësinë në kampionat.
Ndërkohë Luftëtari largohet në gjysmëfinalen dhe e lë ëndrrën në mes, pasi pas 38 vitesh ishin në këtë fazë të Kupës. Daja, Kobina nga pika e bardhë, Ngo dhe 2 herë Sentamu kanë qenë ata që i kanë dhuruar finalen Memës.