Një ngjarje e rëndë është regjistruar sonte në Tetovë, ku spitali ku trajtohen të sëmurët me COVID është përfshirë nga flakët.
Mediat duke iu referuar burimeve jozyrtare, flasim për 10 viktima, ndërkohë që zyrtarisht vetëm një është konfirmuar. Aktualisht policia, forcat e shërbimit zjarrfikës, janë në vendin e ngjarjes.
Media maqedonase Alsat ka arritur të sigurojë një video ku shihet se si zjarri ka kapluar spitalin.
Nga zjarri i madh, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor.
Zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që çuan në këtë shpërthim.
LEXO EDHE:
Tetovë/ Spitali përfshihet nga flakët, dyshohet për viktima, pacientë dhe mjekë