Sport

Teuta cinike, “mbyt” Flamurtarin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 18/10/19 |
ro ot

Skuadra e Teutës kryeson e vetme klasifikimin e Kategorisë Superiore, të paktën provizorisht, në kuotën e 15 pikëve, pasi mposhti këtë të premte në “Elbasan Arena” skuadrën e Flamurtarit me rezultatin 1-0, në përballjen e vlefshme për javën e 8-të.


Një rezultat ky që ka përcaktuar jo vetëm kryesuesit provizorë të klasifikimit, por edhe ekipin e vendit të fundit, me vlonjatët që pas 8 javësh kampionat numërojnë vetëm 2 pikë.


Ishte goli i Kallakut në minutën e 47’ të takimit që vulosi rezultatin përfundimtar në favor të Teutës, që tashmë pret të ndeshen Bylis, Vllaznia dhe Skënderbeu, që e ndjekin në kuotën e 12 pikëve.


Një aksion fantastik i Teutës, i karakterizuar nga disa pasimeve të sakta, para se Nikaç të shërbente për Kallakun, që me një finte ideale ka përgatitur terrenin për atë gjuajte perfekte, që është ndalur në rrjetën e portës së mbrojtur nga Moçka.


Në anën tjetër Flamurtari mbetet me shpresën që Luftëtari e Laçi të mos avancojnë, për të mbajtur gjallë shpresat për një garë të hapur për mbijetesë.



Etiketa: , , , ,

Pas