Sport

Teuta e kthen në festë, triumf me përmbysje ndaj Vllaznisë (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 16/02/20 |
mapo.al
Teuta ka marrë një fitore me mjaft vlera pasditen e sotme ndaj Vllaznisë në “Niko Dovana” me shifrat 3-1. Durrskaët kanë përfituar në maksimum nga ndalesat e Tiranës dhe Kukësit dhe kanë shkurtuar diferencën në -7 pikë nga kreu i renditjes.


Sfida nisi mirë për miqtë nga Shkodra, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 17’, me anë të Gurishtës. Ky i fundit shrytëzoi një top të mbetur në zonë, duke mposhtur portierin Frashëri.



Reagimi i Teutës nuk vonoi dhe në të 24-tën, Rustem Hoxha barazoi shifrat. Mbrojtësi u gjen në momentin e duhur në vendin e duhur për të shfrytëzuar një pasim të Lorenco Vilës me kokë.


Në fund të pjesës së parë, vendasit përmbysën gjithçka me anë të Todorovskit. Ky i fundit përfitoi nga një gafë e portierin Laço, duke e mposhtur me një parabël mjaft të bukur.

Pjesa e parë u mbyll 2-1, ndërsa e dytë nisi menjëherë me gol. Lorenco Vila shënoi me kokë golin e qetësisë për të tijtë. Deri në fund Teuta administroi gjithçka mirë, duke marrë tri pikë të arta. Vllaznia nga ana tjetër duket jo në formë të mirë, mjafton të kujtojmë që në katër javët e fundit numëron vetëm 2 pikë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas