Sport

Spektakli i Kallakut s’mjafton, Teuta eliminohet nga Liga e Europës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 18/07/19 |
ro ot

Triumfi 1-0 në shtëpi ndaj Ventspils nuk mjafton. Teuta eliminohet nga Liga e Europës. Skuadra e Bledi Shkëmbit nuk ka arritur të përmbysë disfatën 3-0 në takimin e parë, teksa pavarësisht dominimit në përballjen e sotme, nuk ka arritur të shkojë më shumë se fitorja 1-0.


Ishte mesfushori Kallaku, që në minutën e 47-të, me një lëvizje mjeshtërore “alla Zidan”, shmangu mbrojtësit kundërshtare, duke zhbllokuar sfidën.


Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, “djemtë e detit” nuk arritën të gjenin sërish rrugën e rrjetës, duke i dhënë “lamtumirën” kompeticionit europian, në fazën e parë./panoramasport.al/


 



Etiketa: , ,

Pas