Aktualitet

Teuta fitore mes lotëve në Durrës, i dedikohet viktimave të tërmetit





               Publikuar në : 19:16 - 08/12/19 |
mapo.al

Një fitore që do mbahet mend gjatë në Durrës. Teuta ka shënuar në minutën e fundit të ndeshjes me Skënderbeun, duke marrë fitoren. Por më shumë se sa 3 pikët, futbollistët e Teutës ja kanë dedikuar fitoren 51 viktimave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.


Kjo ishte ndeshja e parë e zhvilluar në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 24 viktima vetëm në qytetin bregdetar.  Para ndeshjes të gjithë lojtarët u bashkuan me një parrullë ”Dhuro për Shqipërinë” në kuadër të nismës për mbledhjen e fondeve për ndihmat ndaj të prekurve nga tërmeti si dhe rindërtimin e banesave.



Një parrulë në tribunën qëndrore të tifozëve lexonte “Prehuni në paqe”, kushtuar 51 viktimave nga tërmeti, ndërkohë të pakët ishin mbështetësit të cilët frekuentuan stadiumin ‘Niko Dovana’ në këtë ndeshje. Sa i përket rezultatit Teuta parakalon Skënderbeun dhe kalon në vendin e 5-të me 22 pikë ndërkohë korçarët ngelin në vendin e 7-të me 20 pikë. Tashmë në zonën e rrezikut të ‘play-off’ ngelet Tirana me 19 pikë.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas