Aktualitet

Teuta fundos Tiranën, sinjal Vllaznisë – Laçi e Bylisi ia dalin në derbi









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:34 - 20/02/21 |
mapo.al

Teuta dhe Laçi i çojnë mesazh Vllaznisë kryesuese, pasi kanë marrë pikët e plota në përballjet e tyre ditën e sotme.



Kurbinasit ia dolën me sukses në shtëpi kundër Kastriotit dhe mjaftoi një gol i mesfushorit Regi Lushkja për t’u dhënë bardhezinjve fitoren e pestë radhazi, këtë herëme rezultatin 1-0.


Ecuri pozitive edhe e Teutës, që ndeshej me Tiranën në “Selman Stërmasi”.




Sërish vendimtar Lorenco Vila, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Durrsakët morën pikët e plota dhe së bashku me Laçin numërojnë katër pikë më pak se Vllaznia kryesuese, që nesër luan në transfertë kundër Skënderbeut.



Tirana është në pikiatë, duke u shkëputur me 8 pikë me zonën që të çon në Europë.


Finalja tjetër u luajt në Fier, aty ku Bylisi mposhti me rezultatin 0-1 Apoloninë dhe ka lënë vendin e fundit për momentin. Anthony Beji realizoi golin që u dha tre pikët ballshiotëve.

5


Etiketa: , ,

Pas