Kryesore

Teuta gjunjëzon Tiranën dhe fiton Kupën pas 13 vitesh!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:26 - 02/08/20 |
mapo.al

Teuta ka arritur të triumfojë në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke mundur 2-0 kampionët e saposhpallur, Tiranën, dhe bëri të sajin trofeun e dytë për nga rëndësia.


Për ekipin durrsak është Kupa e shtatë në histori, teksa kishte plot 13 vite që djemtë e detit nuk e ngrinin këtë trofe.


Durrsakët kanë shënuar shumë shpejt me Hoxhën dhe pastaj u munduan të administrojnë mirë lojën. Tirana u përpoq të barazonte por nuk mundi dot kjo për meritë edhe të Stivi Frashërit. Bardheblutë u përpoqën të zgjoheshin në pjesën e dytë, por në minutën e 78-të talenti i durrsakëve Lorenco Vila përfitoi edhe nga një gafë e portierit Lika për të shënuar golin që vulosi fitoren e Teutës.


Një sezon thuajse perfekt për Edi Martinin që ktheu përsëri fitues ekipin durrsak, i cili në kampionat u rendit i katërti. Ndërsa Egbo duhet të bëjë disa llogari, pasi ka kuptuar qartësisht në ndeshjet e fundit se pa formacionin tip, Tirana kthehet në një ekip normal.


 


Skeda e skuadrave

TEUTA-TIRANA 2-0

2’ Hoxha, 79’ L. Vila

 

Teuta: Frashëri, Kuro (80’ Beqja), Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli (65’ Çyrbja) (72’ Gruda), Kallaku, E. Vila, L. Vila, Hebaj (80’ Kapllani).

Trajner: Edi Martini

 

Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Hasani (52′ Beshiraj), Batha, Sidibe (60′ Karabeci), Torasa, Kobina (87′ Stafa), Ngo.

Trajner: Emmanuel Egbo

 

Kartona të Verdhë: Frashëri, Todorovski, E. Vila, L. Vila / Ngo, Sidibe, Hoxhallari

 

Gjyqtar: Eldorian Hamiti


Etiketa: , , ,

Pas