Sport

Teuta ndal festën e Ngoo, Laçi “shkërmoq” Skënderbeun





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:07 - 02/11/19 |
mapo.al

Tiranës i mjafton edhe një barazim ndaj Teutës për të marrë kreun e Kategorisë Superiore.


Bardheblutë nuk shkuan më shumë se një 1-1 në “Niko Dovana” përballë të besuarve të Bledi Shkëmbit, i cili befason miqtë kryeqytetas. Mbrojtësi, Rustem Hoxha u tregua i saktë në minutën e 91-të, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e Michael Ngoo.


Tashmë, Tirana kryeson me pikë të njëjta me Partizanin, 18, me të kuqtë që do të luajnë nesër takimin e javës së 11-të kundër Luftëtarit. Ndërkaq, durrsakët pozicionohen në vendin e katërt me 17 pikë.


Në takimin tjetër, Laçi ka shkatërruar me “poker” golash, 4-1 Skënderbeut. Golit të Gripshit iu përgjigjen Lushkja, Xhixha dhe Nwabueze dy herë. Pas kësaj dopiete, sulmuesi amerikan thellon distancën me ndjekësit në garën për golashënues, ku pas 11 javësh janë 9 golat e shënuar prej tij.


Sa i përket klasifikimit, kurbinasit ngjiten në vendin e 5-të me 16 pikë, ndërsa korçarët zbresin në zonën e ftohtë, ku numërojnë vetëm 14 pikë në pozicionin play-out që të dërgon në Kategorinë Superiore.


Etiketa: , , , , ,

Pas