Aktualitet

Teuta nuk humbet kohë, zgjedh pasuesin e Bledi Shkëmbit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 15/12/19 |
mapo.al

E shtuna e 14 dhjetorit solli një “boom” shkarkimesh në Superligë, ku 3 nga 10 trajnerët mbyllen aventurën me ekipet respektive. Mes tyre ishte dhe trajneri me jetë gjatë, Bledi Shkëmbi, i cili kishte marrë drejtimin e Teutës që në fillim të sezonit të shkuar.


Humbja e thellë e pësuar përballë Kukësit, bëri që stafi drejtues të mbyll bashkëpunimin me teknikun korçar.


Nëse dy klubet e tjera, Partizani dhe Luftëtari kanë vendosur të fitojnë kohë duke vendosur trajner provizor, Teuta gjetur menjëherë zëvendësuesin e Shkëmbit, bëhet fjalë për Edi Martinin, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi durrsak me anë të një postimi në faqen zyrtare.




Tekniku shkodran është një njohje e vjetër e klubit të Teutës teksa dhe më herët, në sezonin 2010-2011 ka qenë pjesë e ekipit të Teutës.

Lexo edhe :  Kukësi merr fitoren e parë, Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas