Aktualitet

Teuta shkatërron Vllazninë, Kukësi i falet Shkurtajt





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 28/06/20 |
mapo.al

Teuta ka shkatërruar Vllazninë me një rezultat 3-0 në “Loro Boriçi” duke thelluar edhe më shumë krizën në kampin shkodran.


Skuadra e Dedes vazhdon të koleksionojë humbje pas humbje teksa tani e sheh trenin e shpëtimit të largohet dhe “duelin” play-out më pranë…


Gabimet në mbrojtje janë skandaloze në çdo ndeshje, ashtu si sot pasdite në Shkodër përballë Teutës, që ka shënuar me Kallakun, Vilën dhe Aleksin. E hapi talenti me penallti, ndërsa në mes goli i Lorenco Vilës dhe në fund e mbylli Aleksi po me 11-të metërsh.


Teuta ngjitet në vend të tretë momentalisht. Skuadra e Edi Martinit fluturon.Kukësi kthehet te suksesi dhe e bën duke mundur në “Elbasan Arena” 1-0 Bylis në një ndeshje tepër të dyluftuar dhe me një penallti të dyshimtë në pjesën e parë, shndërruar në gol nga Shkurtaj. Verilindorët kthehen t’i bëjnë presion Tiranës, që do të luajë ndaj Skënderbeut.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas